Sport

Al Khelaifi: Me Real Madridin, dy ndeshje të shkëlqyera

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 12 December 2017

Për PSG-në nuk ishte lajm i mirë shorti i së hënës në Nyon, që u hodh nga UEFA për 1/8 finale të Champions.

Parizienët e dinë se sa e vështirë është të përballen me kampionët e Europës në fuqi, ndaj sfida është maksimale. Por, në të njëjtën kohë, ata e kuptojnë se është momenti për të treguar se investimet e mëdha ia kanë vlejtur, se janë kandidatë serioz për të fituar Champions-in e tyre të parë. Nga Parisi mbërrijnë reagimet e para ndaj shortit dhe përballjes me Real Madridin. Presidenti Nasser al Khelaifi pret një duel të gjallë: “Ne kemi respekt të madh për Real Madridin. Do të jenë dy ndeshje, që do të në dhurojnë momente të gjalla dhe magjike, si në Madrid, ashtu edhe në Paris. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të masim veten kundër çdo kundërshtari dhe do të jemi gati për t’u përballur me Real Madridin”.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy