Lekaj priti një delegacion nga Hungaria, shyrtohen mundësitë e bashkëpunimit
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 11 Dhjetor 2017
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim delegacionin hungarez të kryesuar nga Istvan Joo, Komisioner Ministror i ngarkuar për kredi dhe ndihmë, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Laszlo Markusz, Atilla Galmabos, President i Sektorit për Ballkanin Perendimor në Odën Ekonomike Hungareze dhe Tamas Gergely, Atashe për Tregti dhe Shkëmbime Tregtare në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve, si dhe për mundsitë e financimit të projekteve me anë të kredive të buta nga ana e shtetit të Hungarisë.
Ministri Lekaj i ka falenderuar myafirët dhe ka garantuar se ai dhe ministria që drejton janë të interesuar për bashkëpunim me Hungarinë në projekte të ndryshme infrastrukturore.
“Më lejoni që t’ju falenderoj për vizitën tuaj. Dua t’ju informoj se ne tashmë vetëm jemi në përmbyllje të 100 ditëshit të qeverisjes, kurse a i përket bashkëpunimit, ne jemi falenderues ndaj shtetit të Hungarisë për bashkëpunimin e deritashëm dhe e ofrojmë bashkëpunimin tonë të plotë edhe në vazhdim. Njëherit dua ta falenderoj edhe shkëlqësinë e tij Ambasadorin Laszlo Markusz i cili çdo herë ka qenë në komunikim të drejtëpërdrejtë me ne. Ne do të përgatisim një draft dokument së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin e Financave dhe me anë të tij do të shohim se cilat janë mundësitë e bashkëpunimit edhe financiar, por edhe në projekte të ndryshme që janë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët tanë”, ka thënë ministri Lekaj.
Ndërkaq Istvan Joo në cilësinë e kryesuesit të këtij delegacioni ka falenderuar ministrin për pritjen duke e njoftuar atë për mundësitë e bashkëpunit që shteti i Hungarisë ofron për shtetin e Kosovës.
“Besoj që projektet do të jenë të dobishme për vendin tuaj dhe ne jemi të interesuar në një sër projektesh që kanë të bëjnë me mundësitë e dhënjes së krediave të buta për shtetin mik të Kosovës, ndërsa për projektet konkrete ne jemi të përkushtuar që ti implementojmë ato sipas afateve të parapara”, ka thënë Istvan Joo.
Ministri Lekaj ka premtuar se ai dhe Ministria e Infrastrukturës do të jenë partner serioz dhe të fuqishëm të projekteve në të cilat, shteti i Kosovës dhe qytetari janë përfituesi.





T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...





























