Lakuriqët e natës ‘pushtojnë’ sërish qytezën (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 11 December 2017
Charters Towers është një qytezë shumë e qetë në Australi, me përjashtim të rasteve kur ajo pushtohet nga lakuriqët e natës. Një mizëri prej më shumë se 200 000 dhelprash fluturuese, siç quhen nga banorët, kanë mbuluar qytezën e vogël duke shkaktuar mjaft pakënaqësi tek rezidentët.
Këta të fundit thonë se në të shkuarën në qytezë kanë mbërritur tufa lakuriqësh nate, por kurrë me proporcione të tilla. Me mijëra dollarë janë shpenzuar nga autoritetet më parë, për të larguar dhelprat fluturuese nga qyteti, përmes zhurmës së helikopterëve, tymit apo të shtënave, por sa herë që kthehen, ato janë më shumë.
Ekspertët sigurojnë se nuk ka thuajse asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, por e kuptojnë shqetësimin e banorëve që e kanë të vështirë edhe të dalin nga shtëpitë, pasi gjithçka është e mbuluar nga jashtëqitjet e ‘ushtrisë’ së natës.
Shumë vende publike si biblioteka apo pishinat janë mbyllur dhe banorët thonë se nuk durojnë dot më lakuriqë nate që shfaqen kur duan. Sipas zoologëve, lakuriqët e natës duhen lënë të qetë që të ushqehen me lulet e eukaliptëve, që janë me bollëk aty dhe pastaj do të ikin, por banorët thonë se duhet gjetur një zgjidhje finale për ta, pasi vizitat nga minjtë me krahë janë bërë vërtetë të bezdisshme.
Të tjera
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...
-
Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes. Presid...
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...
-
Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat
Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele s...
-
ShSKUK-ja bëhet edhe me dy klinika, kostoja mbi 4 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, k...
-
Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pas 22 vjetësh, 1 euro vlen më pak se 100 lekë
Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet ...
-
Haxhiu e quan palaço opozitën, thotë se ishin të korruptuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë goxha kritike ndaj opozitë s...
-
Stano: Masat hiqen kur vendosin vendet e BE’së e jo kur duan politikanët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ...
-
Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
2 maj 1999 shënon një nga ngjarjet më të kobshme gjatë luftës në Kosovë. 2...
-
Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qy...