Lajme

Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 02 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes.

Presidentja ka deklaruar se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer.

-Advertisement-

Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos u harruar, sikurse do t’i kujtojmë të gjitha masakrat nëpër Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera