Sport

Ish-futbollisti i Interit dhe Brazilit, Ze Maria flet për jetën në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 10 Dhjetor 2017

Pas disfatës historike që i zbriti bardheblutë në Kategorinë e Parë, për herë të parë në histori kryeqytetasit janë ngushëlluar nga trajneri i tyre i ri, Jose Marcelo Ferreira, i njohur nga të gjithë si Ze Maria.

Braziliani, ish-futbiollist i Flamengos, Interit dhe kombëtares braziliane 5 herë kampione e Botës, tregon historinë e tij në Top Channel, nga fillimet e karrierës tek Portuguesa në vitin 1991, tek plotësimi i ëndrrës për të luajtur përkah Ronaldos, Dungës, Bebetos e shumë emrave të mëdhej të Seleçaos së viteve ‘90.

Karriera e pasur sportive i dha Ze Marias shansin që të udhëhiqet nga Zagallo, Scolari e shumë trajnerë të tjerë të mëdhej, nga të cilët ka mësuar jo pak.

Prej muajsh ai jeton në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, ku ndihet krejtësisht në shtëpinë e tij. Në krye të bardhebluve objektivin e ka të qartë: rikthimin e skuadrës me më shumë tituj në Shqipëri në Kategorinë Superiore.
Sonte, në “Exclusive”, rrëfimi i brazilianit Ze Maria…

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy