Zbulohet dokumenti, Rama e dinte për drogën e Tahirit
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 07 Dhjetor 2017
Në një mbrëmje me shi, disa ditë më parë dikush ka futur nën derën e redaksisë së Exit.al një zarf i cili përmban fotokopjen e pjesshme të një dokumenti që duket shumë i rëndësishëm për të sqaruar atë që ka ndodhur kohët e fundit në rrethet e larta të vendit.
Shpesh ndodh që nëpër redaksi të vijnë emaile anonime që denoncojnë krime apo komplote politike të paimagjinueshme, apo propozojnë artikuj të çuditshëm, apo të telefonojnë persona të panjohur që propozojnë histori apo bashkëpunime të mundshme. Edhe politikanëve u ndodh ndonjë gjë e ngjashme, provë e kësaj është tashmë qytetari dixhital i Sali Berishës.
Ne të Exit.al në vend të qytetarit dixhital na kontaktoi një “qytetar fotokopjues”, formë më e vjetër se ajo dixhitale.
Por edhe nëse analiza e burimeve është detyrë e gazetarit, ajo që na çuditi ishte përmbajtja e këtyre fotokopjeve.
Bëhet fjalë për 21 faqe të njëpasnjëshme të fotokopjuara nga një dokument me 34 faqe, mungojnë dy faqet e para dhe 11 faqet e fundit. Fletët e fotokopjuara nuk kanë as kokë, as datë, as vulë.
Faqet përmbajnë një listë me të dhënat e 61 shkresave informuese zyrtare, përfshi datën, numrin e protokollit dhe lëndën përkatëse të çdo shkrese, e cila në të gjitha rastet është përfshirjen e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit ose tregtimin e drogës.
Të gjitha shkresat në pjesën e listës që na është dhënë janë dërguar mes marsit 2016 dhe marsit 2017, (11 fletët e munguara në fund duhet të jenë të periudhës pas marsit 2017).
Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë mbi institucionin dërgues, lista jep emrin e institucionit apo institucioneve që ajo i është dërguar, që sipas rastit është njëri, dy apo të tre institucionet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Shërbimit për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme-të referuara në listë me inicialet e tyre, përkatësisht PKR, DPSH dhe SHBÇA.
Çdo shkresë përmban një apo disa emra dhe të dhënat përkatëse personale të punonjësve të policisë, të cilët hartuesit e saj i akuzojnë për përfshirje në kultivimin dhe trafikun e drogës, si dhe njësinë policore dhe postin që ata kanë në momentin e dërgimit të shkresës.
Një pjesë e emrave të punonjësve të policisë janë përmendur më shumë se një herë për episode të ndryshme të kultivimit apo trafikimit të narkotikëve. Mes tyre janë edhe emra të njohur të kronikave të kohëve të fundit, përfshi ato tre policëve në kërkim, Sokol Bode, Joel Çelaj dhe Gjergj Kohila të cilët përmenden disa herë duke filluar nga prill 2016, sikurse emra të tjerë të përfshirë në hetimet ndaj policisë së Vlorës.
Nga bisedat me punonjës të çështjeve të sigurisë dhe të policisë kuptohet se me shumë gjasa, lista është një listë përmbledhëse e sinjalizimeve (informimeve zyrtare) të dërguara nga shërbimi i inteligjencës, SHISH, vetëm gjatë periudhës mars 2016 — mars 2017 mbi personelin e policisë të dyshuar (kujtojmë se bëhet fjalë për dyshime dhe jo domosdoshmërisht prova) për bashkëpunim me trafikun e narkotikëve, kryesisht kanabisit.

Bëhet fjalë për 127 emra, disa prej të cilëve të sinjalizuar më shumë se sa një herë në hetime të ndryshme, të cilët i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda (PKR) ose Drejtorisë së Policisë së Shtetit (DPSH) ose Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të Ministrisë së Brendshme (SHÇBA).
Sipas ekspertëve të sigurisë, një kopje e çdo informacioni apo referencë e shërbimeve të inteligjencës, përveçse në zyrat e referuara më lartë, i dërgohet pa përjashtim Këshillit të Ministrave, pra Kryeministrit.
Kjo do të thotë se të paktën që nga prill i vitit 2016, Kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë informacionesh nga SHISH të cilat tregojnë përfshirjen e thellë të punonjësve të policisë dhe të Ministrisë së Brendshme në sistemin e prodhimit dhe trafikimit të drogës.
Por qeveria e tij nuk ka marrë asnjë masë veprimi gjatë kësaj periudhe mbi këto çështje dhe, akoma më pak, e ka bërë një gjë të tillë Ministria e Brendshme. Përkundrazi si Ministri i Brendshëm si Kryeministri u angazhuan në maksimum për të mohuar çdo gjë, madje ndonjëherë edhe për të dekonspiruar aksionet e Prokurorisë.
Ky dokument, të cilin nuk mund ta publikojmë të gjithin për të shmangur ndërlikime të panevojshme nisur nga fakti se informacionet nuk janë prova nëse nuk verifikohen, është preshi në duart e Kryeministrit në lidhje me rastin e Tahirit: Kryeministri Edi Rama e ka ditur shumë mirë, të paktën prej shumë muajsh, sepse ishte i informuar nga SHISH, përfshirjen e gjerë të organeve të policisë në prodhimin e kanabisit, dhe për gjatë gjithë kohës u la atyre rrugë të lirë, pa dashur të ndërhyjë asnjëherë.
Ndërsa tani ai deklaron publikisht se përgjegjësia e Tahirit, nëse do të faktohet në gjykatë, është vetëm përgjegjësi personale e vetëm Tahirit.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...



































