Provon ta pastrojë oxhakun por djeg gypat e kanalizimit, banesën sociale e kaplojnë fekalet
Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 04 Dhjetor 2017
22 familje, të gjithë me asistencë sociale, e ndajnë këtë hapësirë kolektive.Vetëm dhjetë vjet janë bërë prej kur është përuruar ky objekt i banimit kolektiv, por është shndërruar në një katrahurë të vërtetë, raporton KTV.Dëmtimi i saj në masë të madhe u bë nga vetë banorët.
Tash së fundi, një familje nga kati më i lartë, duke u munduar ta pastrojë oxhakun me lëndë djegëse, i ka djegur të gjithë gypat e plastikës së kanalizimit.
Nga kjo pësuan më së shumti familjet që jetojnë në katet më të ulëta, ku disa familje janë detyruar të largohen për shkak se të gjitha dhomat ishin të përfshira nga ujërat e zeza të kanalizimit, i cili kundërmon edhe tash.Kjo nuk është hera e parë e dëmtimit të objektit, pasi që ai ishte përfshirë edhe nga zjarri, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme.
Përveç kësaj, banorët tash e një kohë të gjatë ballafaqohen edhe me mungesë të ujit, i cili edhe u është ndërprerë.Derisa gjatë kohës sa ishte funksional rrjeti i ujësjellësit, gypat e parregulluar kanë bërë që muret e pothuajse secilës banesë të pësojnë dëme.Komuna e Lipjanit është në dijeni për gjithë këtë gjendje jo të mirë, por i lë fajtorë banorët, për të cilët thotë se janë treguar shumë të papërgjegjshëm.Sidoqoftë, komuna ka planifikuar gjatë vitit të ardhshëm të ndajë mjetet për rinovimin e këtij objekti.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































