Mladiq e paguan për kasaphanën ndaj boshnjakëve, Haga e dënon me burg të përjetshëm
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 22 Nëntor 2017
Ratko Mladiqi është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë
Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 20 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.
Ai u përball me 11 akuza, dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.
Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës, në përbërje Alphons Orie (kryesues), Christoph Flügge dhe Bakone Justice Moloto (anëtarë), e shpalli fajtor Mladiqin si pjesëtar i, siç u quajt, “veprimit të bashkuar kriminel”, për gjenocid në Srebrenicë, terror mbi myslimanët dhe kroatët në tërë Bosnje e Hercegovinën, terrorizim të Sarajevës dhe rrëmbim të “helmetave të kaltra” dhe një sërë krimesh tjera.
Mladiq u lirua nga njëra akuzë për gjenocid që kishte të bënte me kryerjen e gjenocidit në gjashtë komuna të tjera boshnjake më 1992, por u shpall fajtor për të gjitha akuzat e tjera. Për operacionet e “spastrimit etnik” në Bosnje, sulmet dhe bombardimet e civilëve të rrethuar në Sarajevë, masakra e meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së në një përpjekje për të penguar sulmet ajrore të NATO-s.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...





























