Nivelizimi i pagave për punën e njëjtë pritet të rregullohet në fillim të 2018-ës
Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 18 November 2017
Aktualisht në Kosovë ekzistojnë paga të ndryshme për pozitat e njëjta. Ligji për Pagat që synon nivelizimin e të ardhurave mujore ose siç njihet “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” pritet që të procedohet në Qeveri dhe Kuvend në fillim të vitit 2018. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Vitin e kaluar Qeveria Mustafa kishte miratuar Projektligjin për Pagat, i cili parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë punonjësit publikë të cilët kryejnë punë të njëjtë ose të ngjashme. Por, edhe pse Ligji për Pagat kishte kaluar në Qeveri, ai nuk u procedua kurrë në Kuvend. Kjo ndodhi pasi zyra e BE-së në Kosovë kishte kërkuar që Projektligji për Pagat të procedohet në Kuvend në pako me Ligjin për shërbimin civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike.
Pas një viti, Ministri Mahir Yagcilar thotë se Ligji për Pagat do të procedohet në pako me Ligjin për organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Shërbimin Civil.
Ministri ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të procedohet Koncept dokumenti për aprovim në qeveri ndërsa tri draft ligjet do të procedohen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm për miratim në Qeveri dhe Kuvend.
“Ligji në fjalë është proceduar nga MAP, tash do të procedohet së pari koncept dokumenti ku do caktohen parimet dhe pastaj gjatë hartimit të ligjit do të bëhen rregullime edhe në këtë rast edhe nivelizimi i pagave bazuar në parimin ‘paga e njëjtë për punën e njëjtë’”, tha Yagcilar në një përgjigje elektronike dhënë Expressit.
I pyetur se kush duhet të ketë pagën më të lartë në shtet – Presidenti, Kryeministri, kryetari i Bordit të Trustit Pensional apo drejtori i PTK-së? -Yagcilar ka thënë se këto parime do të propozohen në Koncept dokumentin dhe pastaj do të precizohen me Ligjin për Pagat.

T� tjera
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...

































