Lajme

Ministri Rikalo merr pjesë në takimin e ministrave të bujqësisë të EJL-së

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 17 November 2017

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verës, Bekim Hoxha ka marrë pjesë sot  në takimin e rregullt vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL).

Ky është takimi i 11-të me radhë dhe është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës, i organizuar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH dhe Grupi Punues Rajonal për Zhvillimin Rural të Evropës Juglindore (SWG).

Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm rajonal dhe reformave në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Ministrat e bujqësisë dhe delegacionet e shumta, gjithashtu diskutuan për shkeljen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin rural në rajonin e EJL përmes proceseve të bashkëpunimit rajonal në këtë pjesë të Evropës.

Nikoqirë të këtij takimi për këtë vit ishin Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Saroviç dhe Sekretari i Përgjithshëm i SWG, Boban Iliç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera