Prokurori i Amsterdamit deklaratë për mafien shqiptare: Janë në majat e krimit në Holandë
Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 16 Nëntor 2017
Një numër i madh i shqiptarëve të paregjistruar në Holandë ka alarmuar autoritetet vendase për veprimtarinë e tyre të dyshimtë. Përafërsisht janë rreth 20 mijë shqiptarë që qëndrojnë për një periudhë relativisht të shkurtër në Holandë dhe vetëm 800 janë të regjistruar ligjërisht. Policia dhe drejtësia holandeze dyshojnë se shumë prej tyre kanë aktivitete kriminale.
“Ekziston dyshimi se ata shumë shpejt po ngjiten në majat më të larta të krimit. Duket se shqiptarët janë më shumë se mesatarja e krimit aktiv në Amsterdam kohët e fundit, kështu që ne do të donim të dinim se sa janë këtu”, ka thënë prokurori i Amsterdamit Maaike van Kampen. Për të vërtetuar numrin e shqiptarëve që qëndrojnë në Holandë, gjatë verës një agjenci e specializuar monitoroi faqet shqiptare në internet që klikohen nga territori i Holandës përmes smartphoneve dhe tabletëve.
Rezultoi se me smartphone ekzistonin 35.953 vizitorë unikë dhe 4475 vizitorë nga tabletët. Këto shifra të larta janë ndoshta për shkak se një shqiptar mund të ketë në përdorim më shumë se një smartphone. Kjo është arsyeja pse autoritetet holandeze kanë marrë për bazë shifrën 20 mijë shqiptarë dhe jo më shumë se 35 mijë.
Edhe ministrja holandeze e Drejtësisë, Justine Asbroek thotë se është shumë e dyshimtë veprimtaria e shqiptarëve në Holandë. “Nëse i krahasojmë këto shifra me 800 shqiptarët e regjistruar, ky është një numër shumë i madh. Shqiptarët që arrestohen këtu, pothuajse gjithmonë kanë një histori të paqartë rreth aktivitetit të tyre në Holandë. Dyshimi është se një pjesë e konsiderueshme është e përfshirë në botën e krimit”, u shpreh ministrja Asbroek.
“Rritja e shqiptarëve është shqetësuese. Në Mbretërinë e Bashkuar ata kontrollojnë 60% të tregut të kokainës dhe janë shumë të dhunshëm. Me anë të bashkëpunimit intensiv midis policisë, gjyqësorit, autoriteteve tatimore dhe komunës së Amsterdamit, ne duam t’i parandalojmë ata që të ndërthuren me botën e sipërme të krimit”, shtoi prokurori van Kampen. Sipas autoriteteve holandeze, ka një bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë për të identifikuar shqiptarët e përfshirë në aktivitete kriminale në të dy shtetet. Theksojmë se sot u finalizua një operacion i përbashkët mes Italisë dhe Holandës, që çoi në arrestimin e 14 personave (6 prej tyre shqiptarë të cilët trafikonin drogë nga Holanda drejt Italisë, ndërsa qendër ishte Shqipëria. /tvklan.al

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...




































