Sport

Valon Berisha shprehet i lumtur që miqësorja zhvillohet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 08 November 2017

Valon Berisha është shprehur tejet i lumtur që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen miqësore në stadiumin “Adem Jashari”, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i Salzburgut ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të thirrur nga FFK-ja dhe trajneri i përkoshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Nuk ka ma mirë se me lu në vend tëndin. Mendoj se ka me qenë lojë e vështirë, pasi çdo përfaqësuese është në formë dhe po bën një lojë të mirë. Por, besoj se do ta mposhtim me një lojë shumë të mirë. Nuk ishte e lehtë të luash me ekipe si Kroacia, Islanda, Turqia. Sigurisht që në të ardhmen besoj se do të vijmë me rezultate më të mira”, ka thënë Berisha.

-Advertisement-

Ndeshja mes Kosovës dhe Letonisë zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera