Sport

Batatina e gjenë arsyen qesharake për ta përshkruar humbjen e sotme!

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 05 Nëntor 2017

Gjilani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj liderit, Llapi.

Skuadra gjilanase fitoi me rezultat të pastër, 2:0.

Të dy golat për ekipin vendës i shënoi Gëzim Rusi.

-Advertisement-

Në golin e parë ai shfrytëzoi pasimin e Betim Haxhimusës.

Ndërkohë, të dytin e realizoi pas harkimit të Armend Thaçit dhe devijimit jo të mirë të portierit Arben Beqiri.

Llapi pati dominimin dhe rastet, madje goditi dy herë shtyllën me Mentor Zhdrellën e Edon Zeqirin, por nuk pati fat.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, tha që nuk është aspak i shqetësuar.

“Nuk kemi pse të shqetësohemi sepse jemi liderë. Ne jemi ata që prijmë, por sot patëm mundësi të shkëputemi”, deklaroi Batatina për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Ne luajtëm shumë mirë por nuk patëm fat. Le të mbetet nën ndërgjegjen e gjyqtarit ajo penallti që nuk na akordoi”.

“Llapi po ua hapë sytë dhe po iu tregon të gjithëve se çka është futbolli evropian”.

“Patëm tri mungesa kyçe, Dardan Jasharin, Hamdi Namanin dhe Mirlind Dakun, të cilët janë lojtarët kryesorë të ekipit”.

“Humbin edhe Barcelona e Real Madridi, andaj nuk shqetësohem sepse jemi në vendin e parë”, shtoi ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy