Haradinaj e kthen buxhetin kah Dukagjini
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 01 November 2017
Asfaltimi i rrugës në Gllogjan, Strellc e Isniq. Bashkë me stadiumin e ri në Deçan dhe dhjetëra projekte tjera infrastrukturore në zonën e Dukagjinit duken të jenë fillimi i përmbushjes së një premtimi që kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë javë më parë para bashkëvendësve.
“…ka ardhur koha e Dukagjinit. Është koha që kjo trevë e jona të hyjë në hartën e zhvillimit. Po dua me thënë që, Dukagjini tash është në rend dhe kemi me i ecë punët e kësaj treve përpara”, qe zotuar Haradinaj.
Kështu tregon edhe dokumenti i buxhetit për vitin 2018.
Në zonën prej nga vjen kryeministri sipas projekteve të listuar nuk do të mbetet rrugë pa asfaltuar, do të ndërtohen shkolla të reja e do të përmirësohet infrastruktura sportive.
Gazeta Fjala ka krahasuar projektet të parapara për vitin e ardhshëm me ato të këtij viti dhe në përgjithësi vërehet një rritje e investimeve në rajonin e Dukagjinit si në fushën e arsimit, kulturës, sportit, e infrastrukturës rrugore.
Janë mbi 22 projekte të parapara të realizohen në bashkëfinancim me komunat ose të bartura nga buxheti i rishikuar për këtë vit derisa 14 projekte janë të reja për komunat e Deçanit, Pejës e Gjakovës.
Zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakove që do të kushtoi 5.9 milionë euro është një projektet rrugore më të mëdha që pritet të realizohen bashkë me ndërtimi i rrugës nacionale Deçan-Kufiri me Malin e Zi në vlerë 2.4 milionë euro.
Deçanin i rritet buxheti
Ashtu siç kishte premtuar edhe në fushatë, kryeministri Haradinaj është kujdesur që të këtë sa më shumë projekte kapitale në Dukagjin, veçanërisht në vendlindjen e tij, Deçan.
Sipas buxhetit për vitin 2018, komuna e Deçanit do të ketë buxhet prej 8.5 milionë eurosh. Prej tyre, shpenzime kapitale janë rreth 2 milionë euro, përderisa 5 milionë euro tjera do të shkojnë për paga e mëditje.
Ndërkohë këto investime kapitale prej 2 milionë eurosh janë vetëm të komunës, pa përfshirë këtu projektet tjera kapitale për Deçanin që do të financohen nga niveli qendror.
Në bazë të listës së publikuar të projekteve, vërehet se shpenzimet e komunës për investime kapitale kryesisht do të shkojnë në infrastrukturë rrugorë. Ndër projektet me të mëdha është ai për ndërtimin e rrugëve nëpër fshatra, gjithsej 43 kilometra, me një buxhet prej 200 mijë euro.
Projekt i madh është edhe ndërtimi i rrugës “Luan Haradinaj” dhe “Dëshmoret e Kombit” me buxhet prej 300 mijë euro dhe ndërtimi i shtratit të lumit “Lumbardhi” bashkë me nivelin qendror.
Miliona për sportin dhe kulturën në Dukagjin
Për vitin 2018, nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, vetëm për stadiumet që do të ndërtohen në Pejë, Deçan dhe Novosellë të Pejës janë paraparë 1 milionë e 750 mijë euro.
“Për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë janë ndarë 1 milionë e 200 mijë euro dhe për stadiumin e qytetit në Deçan janë ndarë 250 mijë euro, ndërsa për stadiumin në fshatin Novosellë të Pejës janë ndarë 300 mijë euro”, thuhet në projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, një kopje të së cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.
Më këtë buxhet parashihet edhe ndërtimi Kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës në vlerë prej 100 mijë eurosh, ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, që kap shifrën prej 750 mijë eurosh, si dhe ndërtimin e palestrave të sportit në Zahaq e Loxhë të Pejës dhe palestrës në Deçan, në vlerë prej 160 mijë euro.
Projektet për këtë regjion në kuadër të kësaj ministrie nuk përfundojnë këtu. Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit në Gjakovë, Qendra Rinore në Junik, Qendra Rekreative Rinore në Pjetershan të Gjakovës, që kapin shifrën prej 800 mijë euro janë projekte të tjera që janë paraparë të realizohen.
Për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve kulturore janë paraparë 253 mijë euro.
“Ruajtja e Kulla e Sheremertit Pejë -40 mijë euro, Shtëpia tradicionale Ryshit Kepuska në Gjakovë- 65 mijë euro, Shtëpia e Qehajve në Pejë 58 mijë euro dhe Shtëpia e Nimon Ferizit në Gjakovë 90 mijë euro”, thuhet në projektligjin për buxhetin e vitit 2017.
Projekte milionëshe në Dukagjin për arsim
Vëmendje e veçantë në buxhet i është kushtuar edhe projekteve kapitale në arsim. Në komunën prej nga vjen kryeministri, Deçan, Ministria e Arsimit ka paraparë ndërtimin e një shkolle në fshatin Ratishë me një buxhet prej 200 mijë eurosh.
Po ashtu, 250 mijë euro tjera kjo ministri ka planifikuar për renovimin e dy shkollave në fshatrat Drenovc dhe Pobergjë.
Projekte kapitale në arsim do të shkojnë edhe në dy komunat tjera të Dukagjinit, Gjakovë e Pejë.
Në Gjakovë do të ndërtohet një shkollë me një buxhet prej 400 mijë euro, ndërsa në Pejë do të bëhet renovimi i gjimnazit “Pjeter Bogdani” me buxhet prej 150 mijë euro.
Në Pejë e Gjakovë miliona euro do të shpenzohen edhe në renovimin e universiteteve publike. Kështu renovimi i Universitetit të Pejës do të kushtojë 2.3 milionë euro, ndërsa renovimi i Universitetit të Gjakovës do të jetë 1.3 milionë euro./Gazeta Fjala/.

T� tjera
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
































