Sport

Interi e kërkon mbrojtësin e Atletico Madridit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 31 Tetor 2017

Raportohet se skuadra italiane Inter është e interesuar për qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez, por mund të përballet me konkurrencë nga Juventusi dhe Manchester City për shërbimet e tij.

Gimenez, 22-vjeçar, nuk ka luajtur rregullisht për skuadrën e Diego Simeones këtë sezon, duke startuar në vetëm katër ndeshje deri më tani, transmeton Express.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, por besohet se ai është gati të pajtohet me rinovimin e saj deri në vitin 2022 me klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

-Advertisement-

Përkundër kësaj, FC Inter News raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është i etur për ta sjellë atë në Milano dhe për këtë e ka marrë dritën e gjelbër nga pronarët e klunit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy