Spanjën e pret skenari i Jugosllavisë, ndarja e Katalonjës është vetëm fillimi
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 October 2017
Përkrahësit e pavarësisë së Katalonjës tashmë u kanë bërë thirrje shërbyesve civilë të mos i zbatojnë urdhrat e qeverisë spanjolle, por të përgjigjen me rezistencë paqësore.
Me thirrjen që u është bërë qytetarëve, po u kërkohet mosdëgjueshmëri qytetare për të mbrojtur ndërtesat e institucioneve katalonase nga qeveria spanjolle.
Dyshohet se për shkak të këtij skenari në rrugët e Katalonjës mund të zbarkojë policia spanjolle, madje edhe ushtria, përcjell GazetaMetro.net.
Analistja politike dhe ushtarake, Sara Plana, ka thënë së fundmi se pavarësia e Katalonjës do të “zbulonte brishtësinë e menaxhimit nga spanjollët, dhe shteti do të ishte i gatshëm të hyj në luftë për ta mbajtur“.
Madje, ajo e krahason situatën me Jugosllavinë e dikurshme.
“Në atë që do të ishte paralelja më alarmante – me Jugosllavinë, shumë popuj në Spanjë kanë synime separatiste, e Katalonja e pavarur do të mund të ishte vetëm një nga shumë domino që do të bien”, ka thënë ajo.
Sipas masave që tashmë kanë hyrë në fuqi, policia regjionale e Katalonjës do të jetë nën kontrollin direkt të Madridit. Çdokush që do të emërohet në pozitën ministrit të regjional të punëve të brendshme, “do t’u jap pjesëtarëve të policisë katalonase urdhra direkt që duhet zbatuar”.
Sipas dokumentit, nëse është e nevojshme, pjesëtarët e policisë katalonase mund të zëvendësohen me forca kombëtare të sigurisë.
Tani Madridi kërkon të marrë nën kontroll të plotë financat e tërë rajonit, duke përfshirë këtu edhe tatimet dhe buxhetin.
Qeveria spanjolle tashmë kontrollon edhe televizionet lokale dhe shërbimet digjitale, ndërsa drejtuesit e mediave publike mund të përjashtohen nga puna. Qeveria dëshiron të sigurojë “transmetimin e informacioneve të vërteta, objektive e të balancuara që respektojnë pluralizmin politik, social e kulturor”.
t
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...