Bankat përballen me rritje të kërkesave për kredi
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 29 October 2017
Bankat në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 kanë shënuar rritje të kërkesave për kredi, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga Raporti i Bankës Qendrore në Kosovë deri në tre mujorin e dytë të vitit 2017, sektori bankar thuhet të jetë karakterizuar me rritje të përshpejtuar të aktivitetit kreditues 10.0 përqind, kryesisht si rezultat i lehtësimit të kushteve të kreditimit nga ana e bankave dhe rritjes së kërkesës për kredi.
Për të mbuluar kërkesat për kredi, sipas këtij raporti, rritja e këtyre kërkesave vazhdon të financohet qëndrueshëm nga depozitat e mbledhura brenda ekonomisë së vendit, të cilat në këtë periudhë shënuan një rritje vjetore prej 7.2 përqind, krahasuar me tremujorin dytë të vitit të kaluar.
Krahas rritjes së kërkesave për kredi, është zvogëluar norma mesatare e interesit në kredi në 6.8 përqind, përderisa norma mesatare e interesit në depozita ka shënuar rritje të lehtë në 1.1 përqind.
Ndërkaq, norma e kredive joperformuese ka vazhduar të përcjellë trend rënës, duke zbritur në 3.9 përqind deri në qershor 2017, përderisa raporti flet për nivele të kënaqshme të treguesve të shëndetit financiar.
Raporti i Bankës Qendrore nxjerrë me rritje të aktivitetit edhe segmente tjera të sistemit financiar, si sektori pensional, sektori i sigurimeve dhe sektori mikrofinanciar.
Për sa i përket performancës, është sektori pensional që realizoi kthim nga investimet dukshëm më të lartë se periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Po ashtu, edhe sektori mikrofinanciar dhe sektori i sigurimeve u karakterizuan me rritje të profitit në qershor 2017 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

T� tjera
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...



































