BB: Brishtësia e Qeverisë rrezik për vonesa në reforma
Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 28 October 2017
Banka Botërore në një raport të saj Qeverinë e Kosovës e konsideron të brishtë dhe pret që ajo të ballafaqohet me probleme.
Qeveria e krijuar me 61 vota nga 120 po vlerësohet nga Banka Botërorese se mund të ballafaqohet me vonesa dhe presione në reforma fiskale.
Banka Botërore (BB) ka publikuar raportin për migrimin dhe lëvizshmërinë. Në dokument BB ka publikuar të dhëna ekonomike të përditësuara për Europën dhe Azinë Qendrore. Në këtë dokument flitet edhe për rrjedhën ekonomike në Kosovë.
Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Kosovës u rrit në 3.4 për qind në vitin 2016 duke u ndikuar nga konsumi privat dhe investimet. Një shkallë më e lartë e rritjes është projektuar edhe për vitet 2017 dhe 2018 për të nxitur rritjen e investime publike dhe eksportet.BB thotë se rritja ekonomike rriti punësimin duke e zbutur papunësinë, por reduktimi i qëndrueshëm i varfërisë mbetet sfidues pasi tregjet e punës mbeten të dobëta dhe presionet për të kërkuar punësim jashtë vendit janë të larta.
BB thotë se rreziqet përfshijnë brishtësinë e qeverisë së re që është qeveri e pakicës me 61 vota nga 120 sa janë gjithsej në Kuvend.
Brishtësia politike mund të çojë në rritjen e rreziqeve për presione fiskale dhe rreziqeve të vonesave në reforma fiskale.Ndërkaq në aspekt pozitiv është rritja regjionale dhe globale e cila mund të mbështesë rritje edhe në Kosovë.Reformat të cilat janë prioritare, sipas Bsnkës Botërore, përfshijnë drejtimin e resurseve të rritjes ekonomike kah sektori i mallrave të tregtueshme dhe rritjes së produktivitetit në adresimin e papunësisë së lartë, norma të ulëta të pjesëmarrjes dhe varfërisë.
Kjo kërkon reforma të mëdha strukturore për të shtyrë rritjen ekonomike dhe për ta bërë më gjithëpërfshirëse.

T� tjera
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...


































