Ministri i Financave tregon sa janë rritur të hyrat e përgjithshme
Autori: Gazeta inFokus
20:51 | 27 October 2017
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës, sot ka miratuar raportin nëntë-mujor të Buxhetit 2017 si dhe projekt-udhëzimin administrativ për Listën Treguese për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se të hyrat e përgjithshme për gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka shënuar rritje prej 4 për qind, që korrespondon me 46.5 milionë euro më shumë krahasuar me nëntë mujorin e vitit paraprak, të cilat kryesisht vijnë nga të hyrat doganore.
Hamza tha se pranimet për gjatë nëntë-mujorit, kanë shënuar një rritje prej 5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Po ashtu ka thënë se sa i përket të hyrave nga huamarrja, sipas Hamzës ato kanë shënuar një rritje prej 23.15 milionë euro.
“Gjithsej pranimet për gjatë nëntë mujorit kanë shënuar një rritje prej 5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo rritje ka qenë e shtrirë nga të hyrat e rregullta tatimore, nga dogana, të hyrat jo tatimore si dhe pranimet nga financimet. Ndërkaq, gjithsej pagesat kanë shënuar një rritje prej mbi 7 për qind, ku kontributin më të madh në këtë rritje gjatë kësaj periudhe, e ka dhënë rritja e shpenzimeve kapitale, në këtë rritje ka ndikuar gjithashtu edhe rritja e shpenzimeve përmes subvencioneve dhe transfereve dhe shpenzimeve të mallrave të shërbimeve. Të dhënat tregojnë, se trendi i të hyrave është afër kufijve të parashikuar, duke arritur në nivelin prej 99 për qind të planit për periudhën raportuese, gjë që tregon për një kujdes në mbulueshmëri të shpenzimeve. Në përputhje me veprimet e ndërmarra deri më tani në të hyrat e përgjithshme për gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka shënuar rritje prej 4 për qind, që korrespondon me 46.5 milionë euro më shumë, krahasuar me nëntë mujorin e vitit paraprak. Ndërsa krahasuar me parashikimet, kemi një performancë që do të kompensohet në pjesën e mbetur të vitit për 12 milionë. Sa i përket të hyrave nga huamarrja, ato kanë shënuar një rritje prej 23.15 milionë euro, prej të cilave huamarrja e brendshme përfaqëson 33 për qind të hua marrjes totale gjatë periudhës raportuese, huamarrja e jashtme ndërlidhet kryesisht me disbursimin në shumën prej 1.4 milionë euro, për mbështetje financiare të disbursimit nga programi me fondin monetar ndërkombëtar”, tha ai.
Ndëraq për perfomancën e shpenzimeve, Hamza tha se ka pasur rritje prej 7 për qind, krahasuar me periudhën paraprake me vitin e kaluar, duke prekur shifrën 1 miliard e 191 milionë euro.
“Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, për gjatë periudhës raportuese, kanë arritur në 1 miliard e 191 milionë euro për gjatë nëntëmujorit të vitit 2017, apo 7 për qind më shumë krahasuar me shpenzimet e realizuara gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Kjo rritje kryesisht është e nxitur nga ekzekutivi më i larët i shpenzimeve kapitale, të cilat janë rritur me 19 për qind, krahasuar me vitin paraprak, pasur nga një rritje në kategorinë e shpenzimeve për subvencione dhe transfere është 9 për qind, dhe pjesërisht nga një rritje rreth 6 për qind në kategorinë e shpenzimeve”, tha ai.
Ai tha se ka rritje edhe në bilancin e fondeve që kapin shumën prej 169 milionë euro , mirëpo sipas tij këto fonde në pjesën e fundit të vitit kur rritet dinamika e shpenzimeve do të vijnë sipas planifikimit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se projekt-udhëzimin administrativ për Listën Treguese për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz, është masë për plotësimin e kuadrit ligjor me qëllim të lehtësimit të identifikimit të viktimave.
“Paraqet njërën prej masave të Ministrisë së Drejtësisë, për plotësimin e kuadrit ligjor me qëllim të lehtësimit të identifikimit të viktimave nga autoritetet policore, penal, gjyqësore dhe sociale, të cilat mund të jenë në kontakt me viktimat e mundshme të trafikimit me njerëz. Me anë të këtij projekt-udhëzimi administrativ, janë paraparë dispozitat, në të cilat përcaktohet kategorizimi i treguesve dhe identifikimi zyrtar të viktimave të trafikimit me njerëz, bazuar në elementet e veprës penale të trafikimit me njerëz”, tha ai.
Tahiri po ashtu tha se ky projekt udhëzim, rregullon kategorizimin e treguesve për identifikimin zyrtar të viktimave të trafikimit me njerëz, treguesit e veprimit, treguesit e kërcënimit, treguesit e qëllimit, si dhe treguesit për identifikimin e fëmijëve të shfrytëzuar.
Me vendimin e miratuar sot në mbledhje, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 18,400 euro për 80 persona me aftësi të kufizuar për mbështetjen e programeve rehabilituese në banjat e Kosovës. Përfitues do të jenë nga 10 persona nga shoqatat në vijim: 1. Shoqata “HandiKos”; 2. “Shoqatat e të Verbërve të Kosovës”; 3. “Shoqatat Kosovare e të Shurdhërve” 4. “Down Syndrom Kosova” 5. “HandiKEP” 6. “Autizmi” 7. “Opfakos” 8. Klubi “Dëshira”.
Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për kompensimin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik në shumën 150 euro. Edhe kujdestari personal kompensohet me shumën e njëjtë.
Po ashtu ekzekutivit i vendit në këtë mbledhje ka miratuar edhe propozim vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave që prekin ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe nismat për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për sektorët kulturorë dhe kreativ si dhe nisëm për nismës për lidhjen e marrëveshjes për zhvillimin e turizmit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Qeveria ka miratuar vendimin për aprovimin e Raportit të Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, sipas listave/regjistrave të Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të UÇK-së.

T� tjera
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...































