Lajme

Zhduket Audi me targë AA003GB i Saimir Tahirit

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 27 Tetor 2017

Hetuesit kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë AA003GB, por pa mundur ta gjejnë atë.

Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit AUDI mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim, shkruan Mapo.

-Advertisement-

Po ashtu hetuesit kanë kërkuar edhe automjetin, i cili ndër të tjera rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin e trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur.

Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendndodhja e saj.

Prokuroria e kërkon automjetin i cili mund të konsiderohet si një nga provat e hetimit të nisur, por nuk ka gjetur as makinën dhe as targën tashmë të famshme në gjithë Shqipërinë, por jo vetëm. /albeu.com/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy