Në Prizren mbyllen 6 subjekte të lojërave të fatit dhe gjobiten me 30, 000 euro
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 26 Tetor 2017
Linja e bashkëpunimit pa pagës 0800 80 800 është duke treguar rezultate në vazhdimësi. Një qytetarë nga komuna e Prizrenit përmes kësaj linje, ka raportuar se pas vizitave që i janë bërë disa subjekteve të lojërave të fatit, nga ana e inspektorëve të ATK-së, pronarët e këtyre subjekteve të nesërmen kanë rihapur lokalet e tyre, pavarësisht mbylljes së këtyre lokaleve nga ana e inspektorëve. Si rezultat i këtij raportimi, Drejtoria e Lojërave të Fatit menjëherë ka ndërmarr aktivitete në teren, me ç ‘rast janë konstatuar shpërfillje e masave ligjore paraprake. Veç tjerash, ekipi i inspektorëve të cilët kanë vizituar këto lokacione, kanë hasur në vështirësi në njërën nga subjektet e lojërave të fatit, ku pronari i saj ka penguar inspektorët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pavarësisht pengesave në kryerjen e punës zyrtare, inspektorët nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë mbyllur 6 lokale, ku për njërin nga ta do të iniciohet kallëzim penal. Po ashtu, nga aktiviteti në fjalë janë lëshuar gjoba në vlerë prej 30, 000 euro.
ATK, falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin që janë duke treguar, në kapjen e rasteve të cilët hezitojnë ti përgjigjen legjislacionit tatimor, si dhe Ligjit për Lojërat e Fatit. Njëherit, i sigurojmë qytetarët se çdo informacion nga ana e tyre, do të mbetet konfidenciale.


T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...































