Sport

Milani konfirmon ndarjen me “Adidasin”

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 25 Tetor 2017

Milani ka konfirmuar se i ka dhënë fund marrëveshjes me kompaninë “Adidas” në vitin e pestë të marrëveshjes që ishte dhjetëvjeçare.

Gjiganti gjerman ka furnizuar Milanin me veshje sportive për afro 20 vjet, dhe ishte pajtuar për një kontratë të re dhjetëvjeçare të vlefshme 19.7 milionë euro në stinor në vitin 2013, transmeton Koha Ditore.

“Milani ka arritur marrëveshje të dyanshme me ‘Adidasin’ për të ndërprerë kontratën në fund të stinorit 2017/18”, është thënë në një komunikatë në faqen zyrtare të Milanit. “Bashkëpunimi që nisi më 1 korrik të vitit 1998, është karakterizuar me plotë suksese, me 12 trofe të fituar. Milani falënderon Adidasin për bashkëpunimin dhe me kënaqësi njofton se së shpejti do të bëhet i ditur sponsori i ri”.

-Advertisement-

Raportohet se Milani ka arritur marrëveshje me Puman, por marrëveshja është dukshëm më e vogël se ajo me Adidasin.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy