Auto&Tech

Përgjigja e Google ndaj iPhone, një start të vështirë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 24 October 2017

Nëse një problem i tillë ekziston, Google mund të detyrohet të ndalojë prodhimin shprehej analisti i IDC-së, Ryan Reith.

Debutimi i shumëpritur i gjeneratës së dytë të telefonëve të Alphabet, Google Pixel , u venit nga problemet me ekranin, çmimi i lartë dhe problemet me dërgesat duke bërë që kompania të kërkon falje publikisht konsumatorëve.

Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, të cilët fillojnë nga 649 dollar dolën të Enjten në dyqanet e para për të nisur një betejë të gjatë me Apple dhe iPhone.

-Advertisement-

Përdoruesit e parë të Pixel 2 kishin pasur pakënaqësi të larta dhe ekziston mundësia që ekrani i telefonit mund të ketë probleme serioze.

Google tha ditën e Dielë se kishte filluar hetimet nëse grafikat “digjen” në ekran pas një raporti të AndroidCentral. “Djegia,” një problem që shfaqet vetëm pas disa orësh punës, mund ta bëjë të vështirë leximin e informacionit në ekran.

Nëse një problem i tillë ekziston, Google mund të detyrohet të ndalojë prodhimin shprehej analisti i IDC-së, Ryan Reith.

Hetimi vjen pasi Google pranoi një tjetër shqetësim të përdoruesve, një nuancë e theksuar bluje që shfaqet tek ekranet e Pixel 2 por që sipas kompania një përditësim softueri do ta adresojë.

Ekranet e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL sjellin teknologjinë OLED për të cilën Google thotë se ofron ngjyra më të sakta dhe më natyrale.

Analistët por edhe përdoruesit gjithashtu kanë raportuar nëpër forume një tingull klikimi gjatë thirrjeve dhe lidhje të dobëta bluetooth mes Pixel 2 dhe pajisjeve të tjera.

Gjatë fundjavës Google dërgoi e-mail-e tek blerësit duke u thënë se porositë e tyre mund të vonohet deri në një muaj.

Muajin e kaluar gjigandi i kërkimit online rrezikoi duke blerë biznesin e harduerit të HTC për 1.1 miliard dollar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera