Avokatja: Një fotografi në Facebook e ktheu Enver Sekiraqen në burg
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 21 October 2017
Enver Sekiraqa, vetëm një ditë pas ndërprerjes së masës së paraburgimit i akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, është kthyer mbrëmë në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Arsyeja e kthimit është se prokuroria ka vlerësuar se ai ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, e cila i ishte caktuar.
Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi ka dhënë detaje për shkeljet që ka bërë klienti i saj, Enver Sekiraqa, vetëm një orë pas lirimit, të cilat kanë shtyrë që ai të kthehet në paraburgim.
“Është kthyer në paraburgim sepse prokuroria pretendon se ka shkelë urdhërin e gjykatës, ku i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, sepse ka qenë në vizitë një avokat i tij, që e përfaqëson në një rast tjetër edhe ai ka qenë me nipin. Janë fotografuar në shtëpinë e tij, një orë mas lirimit duke e postuar në Facebook dhe më këtë e ka shkelë masën e arrestit shtëpiak, për arsye se e ka pasur të ndalur të kontaktojë më persona tjerë përveç anëtarëve të familjes”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.
Ajo ka treguar se të martën më 24 tetor, do të mbahet një seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit.
Enver Sekiraqa është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Apelit me 30 vjet burg për vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...