Për herë të parë në emision Anxhelina Shala rrëfen për lidhjen e saj me deputetin Haxhi Shala
Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 16 Tetor 2017
Këtë të diel, mysafirë në Kojshia Show kanë qenë dy protagonistë të radhës: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe femra që u përfol si e dashura e deputetit të NISMA-s, Haxhi Shala.
Anxhelina Shala u spekulua si e dashura e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ndërsa thashethemet arritën në media kur ajo i publikoi disa fotografi të përbashkëta me deputetin dhe disa mesazhe që pretendonte se i kishte shkëmbyer me të.
Gjatë emisionit, ajo është prezantuar si këngëtare duke thënë se kishte realizuar një këngë deri më tani, ndërsa në emision kishte ardhur nga Gjermania.
Në rrëfimin e saj, ajo ka treguar se ishte njohur me deputetin gjatë luftës dhe pas luftës kishin qenë bashkë, dhe pas një ndarjeje nuk ishin takuar për 17 vite, kurse pastaj ishin ritakuar në Berlin dhe lidhja e tyre kishte zgjatur deri më tani kur edhe janë ndarë pas publikimit të fotografive.
Ajo ka pohuar se e ka ditur se Haxhi Shala ishte i martuar dhe se kanë diferencë moshe prej dhjetë vitesh. Më tej, Anxhelina ka theksuar se kishte pasur plane jetësore ma Haxhiun, porse në momentin kur ai e ka mohuar lidhjen, e kishte kuptuar se gjithçka kishte marrë fund.
Në këtë emision, Anxhelina e ka treguar edhe tatuazhin që e kishte bërë për ish-të dashurin e saj dhe kuptimin e atij tatuazhi. Ajo ka thënë se ka humbur shumë miq dhe familjarë, pasi është kuptuar lidhja e tyre.
Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni versionin e Anxhelinës për lidhjen me deputetin Shala. 13 orë më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=QPgM-kdT4Q0

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































