Lajme

Paralajmërojnë Veteranët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 14 October 2017

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë paralajmëruar protestë për pensionet e vonuaraVeteranët e Luftës së UÇK-së së shpejti mund të organizojnë protestë para institucioneve të vendit, pasi po bëhen tre muaj që nuk i kanë marrë pensionet.

“Durimit do t’i vie fundi shumë shpejt. Ne nuk do të presim pa fund. Veteranët duhet me i gëzu pensionet”, tha Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për rtv21.tv.Gucati deklaroi më tutje se nuk e preferon rrugën, por sipas tij veteranët mund të mos kenë zgjidhje tjetër.

“Rrugën se preferoj, po nëse na detyrojnë do të dalim në rrugë”, tha Gucati.Gucati tregoi se Kryeministri Haradinaj u ka premtuar dalje të shpejtë të pensioneve.“Kemi marrë zotim se pagat do të dalin shumë shpejt, në momentin që do të rishikohet buxheti pagat do të dalin”, tha Gucati.

-Advertisement-

Gucati shpreson që sipas një kontakti telefonik që ka pasur me Haradinajn pagesa e pensioneve për dy muaj të bëhet javën që vjen.Qeveria, sipas rtv21.tv thotë që rishikimi i buxhetit është në dorë të Kuvendit.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti nuk pret mbledhje të shpejtë të Kuvendit për rishikim të buxhetit, pasi, sipas tij, ministri i financave është jashtë vendit.“Përgjegjësia është gjithmonë e qeverisë dhe e shumicës parlamentare”, thotë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera