Lajme

Vetëvendosje dënon sulmin ndaj Kajtazit

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 13 Tetor 2017

Vetëvendosje ka dënuar sulmin që ju bë sot pasdite gazetarit, Vehbi Kajtazit, shkruan Infokusi.com

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se  një vend që është i pasigurt për gazetarët është i pasigurt për të gjithë.

Gjithashtu në reagim kërkohet që më parë të hetohet ky rast.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë reagimin e Vetëvendosjes

“TË DËNOHEN SULMUESIT E Z. VEHBI KAJTAZI

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Ky rast është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e dënohet sa më parë prej organeve të rendit. Lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale.

Ngjarjet e tilla nuk bën të ndodhin dhe duhet të dënohen nga të gjithë. Liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar edhe si fakt e realitet, jo vetëm në tekstet e këtij shteti të dobët.

Një vend i pasigurt për gazetarët, është i pasigurt për të gjithë.

I urojmë z. Kajtazi shërim dhe që ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje. Duhet të gjejë forcë që të mos dorëzohet para këtyre veprimeve kriminale.”/INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy