QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 13 October 2017
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Basri Sejdiu, bashkë me përfaqësues nga sektorët teknik, sektorin e pajisjeve mjekësore dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s turke, organizatë kjo e cila është në finalizim e sipër të realizimit të projektit për intensiven e re qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Z. Burak Ceran, koordinator i TIKA-s për Kosovë, ka njoftuar dr. Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejtë do të jenë gati për të nisur punën.
Sipas tij, tani kanë arritur edhe paisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e poashtu caktimi i stafit infermieror nga QKUK.
Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.
Ai kërkoj nga Ud. Drejtori i SHSKUK-së, përkrahje në mënyrë që projekti të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Dr. Basri Sejdiu, Ud. Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, falënderoi përfaqësuesit e TIKA për investimin e bërë, e përmes tyre tërë shtetin e Turqisë, duke shtuar se përmes këtij investimi janë krijuar kushte moderne për punë për stafin, por do të mundësohet edhe mjekimi modern me infrastrukturë dhe paisjet më moderne.
Ndërkohë, sa i përket kërkesës për staf shtesë të infermierëve, dr. Sejdiu, tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me Ministrin e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet jetësimi praktik i hapësirave të intensives së re qendrore për QKUK.
Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore.
Të tjera
-
Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane
Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë...
-
Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë
Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur n...
-
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumenta...
-
Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj, një sasi e dheut ia zuri këmbët
Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheu...
-
(PAMJE) Policia gjen arsenál ármátimi në veri të Kosovës, ndalohet një ish-zyrtar policor
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konside...
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...
-
Sveçla: Kosova partnere serioze në nismat rajonale, shpesh edhe shembull për rajonin
inistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencë...
-
Ahmeti njofton se Kosova nuk është në agjendë: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se disa s...
-
Një rrugëtim në krijimet e jashtëzakonshme të artistit Eshref Qahili
“Skënderbeu pa flokë” e poezia e Ali Podrimjes “Kosova, gjaku ynë që nuk fale...
-
Hamza: Lajm i mirë që zgjedhjet e parakohshme janë temë diskutabile, takimet si ajo e djeshmja të shpeshtohen
Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, t...
-
Maqedonci: Vizita e Presidentes në SHBA pjesë e opsioneve që po i shqyrtojmë për blerje të helikopterëve
Për disa ditë, Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar një vizitë zyrtare në Sh...