Lajme

Kaliforni: Nga zjarret kanë humbur jetën së paku 13 vetë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 11 October 2017

Së paku 13 vetë kanë humbur jetën nga zjarret intensive, që i kanë shkatërruar disa pjesë të rajonit të Kalifornisë (SHBA), të njohura për prodhimin e verës.

Për shkak të zjarreve, që bëhen edhe më të rrezikshme nga erërat e fuqishme, afro 20 mijë banorë në Kaliforninë Veriore janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa janë shkatërruar 1,500 shtëpi dhe kapacitete biznesore, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatori, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për rrethet Napa, Sonoma dhe Juba, që janë të njohura për prodhimin e verës.

-Advertisement-

Zjarret e mëdha kanë bërë që rajoni të mbulohet nga valë të trasha të tymit, që po lëvizin kah San Francisko dhe Okland.

Patrulla e Autostradave të Kalifornisë ka njoftuar se shumë rrugë janë mbyllur në rajonin e përfshirë nga zjarri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera