Shqipëri-Itali, lajm shumë i keq para ndeshjes
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 09 Tetor 2017
Italia zyrtarisht është pjesë e “play off”-eve, falë fitores së Belgjikës në shtëpinë e Bosnjës, të vetmit të sigurt, së bashku me një mes Portugalisë dhe Zvicrës, në pritje të sfidave të nëntorit, ndërsa fati i skuadrave të dyta të tjera do të vendoset në dy ditët e ardhshme të ndeshjeve, shkruan Albeu.com.
Por të gjithë “axurrët” bëjnë mirë ta harrojnë këtë arritje të vogël, sepse ndeshjet nuk kanë mbaruar ende dhe duhet të bëjnë kujdes sonte ku të përballen me Shqipërinë.
Të mos fitojnë sot në “Loro Boriçi”, me paramendimin se tashmë objektivi minimal është arritur, mund të shtyjë në vazon e dytë katër herë kampionët e botës dhe ky mund të jetë një gabim shumë i madh për ta.
Italisë i duhet fitorja
Gjithsesi, kjo renditje momentale është subjektive, sepse gjithçka mund të përmbyset. E sigurt është që nëse përfundojnë të dytat, qoftë Portugalia, ashtu sikurse edhe Suedia do të jenë koka grupi.
Ndërsa, Greqia, por edhe Skocia, apo qoftë edhe Sllovakia dhe Sllovenia do të ishin poshtë Italisë dhe nuk do të ndikoheshin nga rezultati që “axurrët” do të merrnin sot në Shkodër. Por kjo, vetëm në sensin se duke fituar në Shqipëri, gjithmonë nëse Franca nuk humbet në ndeshjen e fundit dhe parakalohet nga Suedia, Italia do të jetë në vazon e parë, ndonëse siguri matematikore nuk ka akoma.
Nëse Italia nuk fiton…
Gjithashtu nëse Italianët humbasin sot kundër Shqipërisë, ose barazojnë, diskutimi për të qenë kokë grupi për djemtë e Venturës bëhet një çështje e ndërlikuar. Renditja e tyre do të ishte nën shifrën 1000 pikë: Portugalia (ose Zvicra), Danimarka, Uellsi, Kroacia (ose Ukraina) dhe vetë Franca mund ta kalojnë që të gjitha përpara Italisë, madje, mund të ndodhte edhe çudia e madhe: Nëse Italiabarazon dhe Suedia fiton, këto dy kombëtare do të kishin të njëjtin koeficient rreziku për të qenë në mes të vazos së parë dhe të dytë, aq sa për të bërë ndarjen do të numëroheshin edhe të mijtat e pikëve të grumbulluara (siç ndodhi në 2014-ën, pasi për të njëjtin motiv Holanda i kaloi italianët në finish, duke i dërguar në vazon e dytë të shortit). Prandaj, e thënë shkurt dhe qartë, në Shqipëri, Italia duhet të fitojë për të mbrojtur nderin e saj dhe për “play-off”-et.
Rregullorja e FIFA-s
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit FIFA ka vendosur që për të rritur spektaklin, por edhe për të ndaluar “llogaritë” mes ekipeve, renditja të varet natyrisht nga pikët, por mbi të gjitha edhe nga golavarazhi që ekipet kanë, jo më nga përballjet në ndeshje direkte (golavarazh, apo gola në fushë kundërshtare).
Do të thotë se edhe dy skuadra, që kanë të njëjtin numër pikësh dhe pavarësisht faktit se e “dyta” apo e “treta” e një grupi të jetë në avantazh kundrejt njëra-tjetrës në përballjet direkte mes tyre, në fund do të vlejë sasia përfundimtare e golave të shënuar. Vetëm në rast se edhe golavarazhi mes tyre do të jetë i barabartë, atëherë do të merren për bazë rezultatet dhe golavarazhi për ndeshjet direkte mes dy skuadrave që pretendojnë vendin e parë apo të dytë në grup, që lejojnë të luash për një vend në Botëror vitin e ardhshëm në Rusi.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...



































