Sport

Lewandowski thyen rekord historik, lë prapa Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 08 Tetor 2017

Lewandowski shënoi golin e 16’të në këto eliminatore kundër Malit të Zi, askush si ai në histori të futbollit.

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, aktualisht është golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018” me 16 finalizime, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 15, shkruan Gazeta Express.

Ai e shënoi golin e 16’të kundër Malit të Zi, ku Polonia fitoi 4:2 për t’u kualifikuar direkt në Botëror.

-Advertisement-

Me këto 16 finalizime, Lewa është bërë lojtari i vetëm në histori që arrin shifër të tillë në kualifikueset për Botëror.

Nëse Ronaldo nuk shënon të martën kur Portugalia të përballet me Zvicrën në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, atëherë sulmuesi i Bayern do ta mbajë i vetëm rekordin historik që deri para pak çastesh e ndante me Cristianon.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy