Mbyllen 100 biznese në Tiranë, dolën me shkelje gjatë kontrolleve
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 08 October 2017
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e aksionin antiinformalitet
Administrata Tatimore ka qenë e pranishme në territor për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit dhe bashkëpunuar me tatimpaguesit dhe qytetarët në këtë betejë të përbashkët kundër evazionit dhe informalitetit. Shërbimi i Tatimpaguesit ka kontaktuar më shumë se 13 700 subjekte, ka organizuar më shumë se 1500 vizita këshilluese dhe 7700 takime ballë për ballë.
Administrata Tatimore ka mundësuar 2280 kontrolle nga zyra nga të cilat 600 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore. 3023 subjekte janë kontrolluar në territor nga të cilat 650 subjekte janë konstatuar me shkelje.Gjate kontrolleve në territor rreth 100 subjekte janë penalizuar me mbyllje të aktivitetit kryesisht biznese të paregjistruar apo për mos lëshim kuponi.
Administrata Tatimore i fton subjektet e paregjistruara që të mos ushtrojnë aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe thekson se është e vendosur të zbatojë ligjin, me tolerancë zero për të gjithë ata tatimpagues të cilët rezultojnë jo formalë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo subjekt tregtar që kryen evazion fiskal. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërkohë inkurajon çdo sipërmarrës të ndershëm si dhe qytetarët, të denoncojnë rastet e paligjshmërisë kudo ku ata i ndeshin ato, përfundon njoftimi.
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...