Ja çka përmbante letra e autorit të masakrës në Las Vegasit që u gjet pranë trupit të tij të vdekur
Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 08 Tetor 2017
Autori i incidentit më të rëndë me të shtëna në histori të SHBA-së, Stephen Paddock, i cili vrau 58 persona në një koncert në Las Vegas të dielën e kaluar, kishte shkruar letra të detajuara për atë se si të vriste sa më shumë njerëz që është e mundur.
Autoritetet amerikane thonë se Paddock, 64-vjeçar, mund po ashtu të ketë praktikuar gjuajtjen me armë dy ditë para se ta kryente masakrën, në të cilën po ashtu i plagosi mbi 500 persona tjerë, transmeton Express.
Në një intervistë me “60 Minutes”, katër oficerë, të cilët ishin të parët që u futen vrullshëm në dhomën e hotelit të Paddock, kanë zbuluar detaje rreth incidentit më vdekjeprurës në histori të SHBA-së.
Letra u zbulua së pari nga oficeri Dave Newton nga njësia “K-9” e Departamentit të Policisë së Las Vegasit.
“E vërejta se ai e kishte shkruar distancën, lartësinë në të cilën ishte, dhe vendin ku do t’i shkrepte plumba në turmë. Ai e kishte shkruar dhe kuptuar gjithçka në mënyrë që të dinte ku të shtinte për t’i goditur caqet nga atje”, ka thënë Newton.
Mbi 20.000 persona morën pjesë në koncertin e muzikës në Hotelin dhe Kazinonë “Mandalay Bay”, ku Paddock e rezervoi një suitë në katin e 32-t.
Dhoma kishte pamje të qartë të turmës dhe rrugës dhe vlerësohet se ishte 121 metra larg saj, sipas zyrtarëve policorë të Las Vegasit. /Express/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































