Policia ndëshkon tifozët problematikë
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 05 October 2017
Policia do të nisë së shpejti ndëshkimin e tifozëve problematikë në stadiume apo aktivitete të tjera sportive në Shqipëri.
Në bazë të ligjit të ri për sportet të vitit 2016, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka urdhëruar ngritjen e komisioneve pranë komisariateve që do të aplikojnë gjobat dhe përjashtimet nga stadiumet për tifozët që kryejnë shkelje.
Në krye të këtij komisioni emërohet shefi i komisariatit. Masat parashikojnë gjoba nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë si dhe heqje e të drejtës për të hyrë në stadium për një vit. Kur tifozi është përsëritës apo në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme, pezullimi parashikohet 2 vite, shkruan Top Channel.
Sipas udhëzimit, në aktivitete nuk lejohet mbajtja dhe përdorimi i lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve,  përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, cenimi i përfaqësuesve të federatave, arbitrave dhe vëzhguesve.
Të gjithë tifozët që do të kapen me këto shkelje do të dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat. Kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga nëndrejtori i policisë vendore.
Për të pasur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit po ndërton edhe një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë do i dërgohet FSHF-së dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadiume.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...