Fun & Video

Vret pitonin gjigant pasi ia kafshoi krahun

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 05 Tetor 2017

Një roje e sigurisë ka vrarë një piton gjigant, i cili bllokoi trafikun përderisa kaloi në një rrugë në Indonezi, duke u përleshur me zvarranikun 7 metra të gjatë i cili ia kafshoi krahun.

Robert Nababan ishte duke vozitur në Provincën Riau në ishullin Sumatra të Indonezisë kur pa gjarprin e madh se kishte bllokuar trafikun në tentim për ta kaluar rrugën, thuhet sipas mediave lokale atje.

Nababan dhe dy kalimtarët e tjerë provuan ta largonin gjarprin e madh nga rruga, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Detajet e përballjes mbesin ende të paqarta, por Nababan përfundoi në spital pasi pitoni kafshoi me dhëmbët e tij të mprehtë krahun e tij, përderisa tentoi të mbështillej përreth 37 vjeçarit.

Duke folur nga shtrati i tij i spitalit, Nababan iu tha reporterëve të një televizioni indonezian se: “Tentova ta kapi atë. Ma kafshoi krahun dhe u përleshëm për pak”.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy