Lajme

Kapen 133 kg kanabis në makinën e drejtuar nga një shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 05 October 2017

133 kg kanabis sativa u kapën nga policia greke në Neraida, afër Igumenicës, në një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar, njofton Top Channel. Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrollit, 36 vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar.

Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës.

Drejtuesi i saj përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera