Rozë

Alban dhe Beatrix Ramosaj marrin nënshtetësi shqiptare (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 04 Tetor 2017

Ata janë shumë të pëlqyer nga moshat e reja!

Vëlla e motër, Alban dhe Beatrix Ramosaj janë ndër këngëtarët më aktivë në tregun muzikor shqiptar.

-Advertisement-

Motër e vëlla: Alban dhe Beatrix Ramosaj

Me prejardhje janë nga Podujeva e Kosovës, por prej vitesh jetojnë me të ëmën e tyre Antigonën në Tiranë, kjo pasi babai i tyre ndërroi jetë shumë i ri.

Dyshja fëmijërinë e kaluan në Holandë, por më pas janë kthyer edhe në Shqipëri, nga ku kanë nisur dhe zhvilluar karrierën e tyre muzikore.

Ka qenë Beatrix ajo e cila ka dhënë këtë lajm, duke publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq dy pasaporta shqiptare: atë të sajën dhe të vëllait.

“Zyrtarisht shqiptare”, ka shkruar këngëtarja Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë, teksa tregon se ndjehet e lumtur që ka marrë këtë nënshtetësi. /Telegrafi/

Beatrix Ramosaj tregon e lumtur se ka marrë pasaportë shqiptare.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy