Lajme

FSK realizon vizita mjekësore për komunitetet

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 04 October 2017

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza  e Forcës së Sigurisë së Kosovës  së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve,  duke kryer kështu vizita  mjekësore  tek personat e  moshuar të komuniteti  serb.

Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga  mjekët e FSK-së në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra  e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak (ZEMCU-së).

Bëhet e ditur se ky projekt  është pritur jashtëzakonisht mirë nga të moshuarit e komunitetit serb të cilëve iu është ofrua ndihma.

-Advertisement-

Projekti  humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera