Transportuesit në Maqedoni kërkojnë heqjen e kartonit të gjelbër dhe uljen e çmimit për regjistrim
Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 01 Tetor 2017
Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë “Makam Trans” kërkon nga Ministria e Transportit që tu hiqet kartoni i gjelbërt për dalje jashtë shtetit dhe të ulet çmimi për regjistimin e kamionëve duke eliminuar të paktën njërën prej pagesave për mirëmbajtjen e rrugëve. “Makam Trans” vlerëson se duhet hequr edhe disa prej pagesave në pikat pagesore.
“Çështja e kartonit të gjelbërt dhe pagesës për rrugë madje është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, prandaj doemos duhet të hiqen nga lista e detyrimeve të transportuesve. Në këtë mënyrë do të zbatohej zotimi i Qeverisë për kthimin e një pjese të parave të qytetarëve të Maqedonisë në buxhetin e tyre familjar.”, deklaroi Strasho Jovanov, përfaqësues i “Makam Trans”.
Sindikata e pavarur ka kërkuar takim me ministrin e transportit, Goran Sugarevski, por ai ende nuk i është përgjigjur kërkesës. Konferencën e sotme e shfrytëzuan për ta rikujtuar se ata ende po presin përgjigje dhe takim lidhur me kërkesat.
“Para dita ditësh na erdhi njoftim nga kabineti i Qeverisë se për këto çështje duhet të drejtohemi tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Përkundër tre ditëve prej kur kemi dërguar kërkesën, ende nuk kemi ftesë nga Goran Sugarevski për bisedë. Ishim të detyruar të mbajmë këtë konferencë për tia kujtuar ministrit kërkesën tonë”, tha më tej Strasho Jovanov.
Një prej kërkesave të transportuesve është që vozitësit profesionist të kenë edhe stazh me beneficion sikurse ka qenë dikur pasi vlerësojnë se puna e tyre është e lodhshme dhe kërkon pensionim më të hershëm. I pyetur për humbjet e transportuesve vjet kur kishte bllokim në kufirin me Greqinë, Jovanov nuk mundej të japë një shifër konkrete por tha se është e sigurt se ka patur shumë humbje të thella./Telegrafi/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























