Selim Pacolli: Do ta ndërtojmë shkollën në Kodren e Trimave (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 29 Shtator 2017
Kandidati për Kryetarë të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli sot vizitoi lagjën e Herticëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kokretisht vizitoi shkollat e mesme të cilat ai I cilësoi se ishin kështjellat e arsimit shqiptarë para luftës.
“Më brengosë fakti që kur ngjitesh kësaj lagjeje nuk vëren ndonjë pllakë e cila do t’i orientonte njerëzit ose turistët që të shihet se kjo është një monument turistik dhe kulturorë për ne dhe po ashtu në këtë shkollë nuk është një pllakë e cila do ta përshkruante ngjarjen ose kohën kur ka funksionuar kjo shkollë” tha Pacolli.
Ai foli edhe për gjendjen e keqe të arsimit në Kosovë dhe mungesën e shkollave. “Ne jemi dëshmitar të faktit se në çfarë gjendje sot gjendet arsimi në Kosovë, ku shkollat janë në mungesë, klasët e stërngarkuara, mësimi zhvillohet në dy turne dhe sigurisht që ne nuk do të tolerojmë një avaz të tillë” shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se në platformën e tij parasheh t’i ndërtojë së paku edhe dhjetë shkolla në qytetin e Prishtinës dhe pikërisht synimi i z.Pacolli është që në lagjën në fjalë të ndërtojë një shkollë të mesme të re e cila do të quhej edhe në emër të kësaj familje të cilët në atë kohë me zemërgjerësi liruan të gjitha shtëpit e veta.
“Sigursisht se kjo do të realizohet, ndërtimi i një shkolle të mesme e cila do të quhej Shkolla e Mesme Familja Hertica dhe kjo do të jetë pikërisht në këtë vend dhe do të realizohet brenda mandatit tonë” tha Pacolli.
Kandidatin për kryetarë e priti pronari i asaj shtëpie i cili me nostalgji i ndau disa nga momentet që kishin ndodhur në kohën kur zhvillohej mësimi në ato shkolla dhe për kohën kur shtëpia në fjalë u ishte djegur nga forcat serbe./INFOKUSI



T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...




























