Ambasada amerikane ndihmon FSK-në, ja çfarë i dhuroi së fundi asaj
Autori: Gazeta inFokus
08:48 | 29 Shtator 2017
Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,,Harris’’, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës ambasadorja amerikane në Kosovë Colleen Hylande, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ), kolonel Naim Haziri si dhe përfaqësueses nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe eprorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie u njohën nga afër më këto pajisjet dhe me funksionin e tyre nga zëvendëskomandanti i Kompanisë së Komunikimit togeri Jeton Ahmeti dhe zëvendës ambasadorja amerikane Colleen Hylande, të cilët së bashku bënë disa komunikime të atypëratyshme, për t’i njoftuar të pranishmit për rolin dhe rëndësinë e këtyre pajisjeve, jo vetëm për Kompaninë e Komunikimit por edhe për FSK-në në përgjithësi.
Me këtë rast, ministri i FSK-së Rrustem Berisha falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në. “Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.
Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.
Edhe gjeneral Rama nga ana e tij falënderoi zëvendësambasadoren amerikane dhe nëpërmjet saj Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë ndër vite për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, ndër të tjera, foli edhe për rëndësinë e trajnimit që po ndjekin pjesëtarët e FSK-së. “ Donacioni i sotëm ka rëndësi mjaft të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe po aq i rëndësishëm është edhe trajnimi të cilin e keni organizuar ju për aftësimin e pjesëtarëve tanë në përdorimin e mirëfilltë të këtyre pajisjeve.
Ndërkaq, zëvendë sambasadorja amerikane u shpreh e kënaqur me pritjen dhe me vlerësimin që iu bë donacionit nga ana e FSK-së, si dhe vlerësoi lart angazhimin e pjesëtarëve në trajnim, duke thënë se nuk mund të bëhet një përdorim i mirëfilltë i këtyre pajisjeve pa një trajnim të tillë dhe më vjen mirë që i shoh një disponim të tillë për t’i mësuar të gjitha gjërat.
Vlen të theksohet se Ambasada amerikane ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit si në pajisje ashtu edhe në trajnim për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...




































