Lajme

Vdekja e trinjakëve/ Daja poston foton: E ëma nuk ha prej një jave

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 26 September 2017

Ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë ditët e fundit ka qenë vdekja e trinjakëve 4-vjeçarë në Durrës si shkak i karbonizimit nga një zjarr i paqëllimshëm. Kanë kaluar 6 ditë që kur ndodhi tragjedia, por çfarë bëhet me Migena Koçin, nënën 30 vjeçare? Vëllai i saj ka publikuar një një foto ku flet për gjendjen e rëndë që po kalon e motra.

“Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet. Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”

vellai

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera