Lajme

Quhet i turpshëm vendimi i Stacionit të autobusëve për t’u marrë nga 10 centë udhëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 24 September 2017

Prej 17 shtatorit, secili udhëtar që udhëton prej Prishtinës drejt qyteteve tjera në Kosovë obligohet të paguajë 10 centë taksë për Stacionin e Autobusëve.

Ky vendim absurd i udhëheqjes së Stacionit është marrë pasi kanë dështuar të vendosin shitjen e biletave në mënyrë digjitale.

Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku thotë për Gazetën Express se një vendim i tillë është bërë për shkak që sistemi digjital nuk mundëson kalimin në platformë pa e pasur një barkod.

-Advertisement-

“Planifikimet kanë qenë që të shitet bileta digjitale e cila nuk u mbështet nga organet kompetente. Për të mos ardhë deri të bllokimi total i punëve jemi kon të shtrënguar që të bëjmë një improvizim dhe të bëhet shitja e një shërbimi për Stacionin që e ka vlerën e 10 centve. Krejt çështja është për barkod dhe mundësinë për me kalu në platformë”- tha Çitaku të shtunën për Express.

Ndërkohë që qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar vendimin për të paguar 10 cent taksë për Stacionin. Numër i madh i tyre kanë reaguar nëpër rrjete sociale duke thënë që mjaftojnë që i paguajnë çmimet e shtrenjta të biletave dhe se nuk duan të paguajnë taksë shtesë.

Ndërkaq, Çitaku ka paralajmëruar se ky vendim do të zgjasë deri sa organet kompetente të vendosin rend dhe rregull në çështjen e tatimpaguesve, gjegjësisht atyre që shesin mall dhe duhet të paguajnë TVSH.

Ai beson se pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale bileta për udhëtime brenda vendit do të shitet pa taksë. Ndërkaq, bileta regjinale gjithherë është paguar 0.50 cent- thotë Çitaku.

“Unë nuk besoj që do të zgjasë shumë, ka mundësi që për interesa të caktuara subjektet politike të prolongojnë deri mbas zgjedhjeve lokale. Por deri mbas zgjedhjeve lokale unë kam bindje të plotë që do i kthehen punës, seriozitetit, rendit dhe të shkojë gjithçka sipas projeksioneve, shitja e biletave pa taksë. Paguhet TVSH-ja, ska nevojë stacioni të marrë taksë por shkohet me shitje të biletës”- përfundoi ai. /M.Miftari

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera