Të ndryshojmë traditën e fushatës zgjedhore, ti futemi garës me “FairPlay”
Autori: Gazeta inFokus
20:14 | 21 Shtator 2017
Shkruan: Sabiha Shala
Konkurrentët që garojnë për kryetar të Pejës, i përkasin bindjeve dhe ideologjive të ndryshme politike, por prap të gjithë ne jemi bij dhe bija të këtij vendi me një Kushtetutë, një udhëheqës dhe një flamur.
Ne iu futem kësaj gare, duke pasur parasysh se më të vërtetë është koha për të reflektuar mbi problemet dhe sfidat, duhet të gjejmë një modul për të arritur në një zgjidhje praktike dhe të pranueshme pa pengesa.
Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm, se ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët e Pejës, është një e drejtë, jo privilegj. Pa dyshim këta qytetarë duhet ta gëzojnë këtë të drejtë, nga kushdo që del fitues në këto zgjedhje.
Përbrenda këtyre tridhjetë ditëve gjatë kohës së fushatës, ne duhet t’u premtojmë qytetarëve të Pejës se do të kemi një “Garë Fer”, dhe veç kësaj duhet t’u ngjallim shpresë për përmbushjen dhe realizimin e asaj që ju premtojmë.
Për më tepër, neve kandidatëve na duhet që të sillemi në mënyrë tolerante, paqësore dhe në përputhje me udhëzimet e fushatës zgjedhore.
Nga të gjithë kandidatët për kryetar të Pejës, kisha dashur mospërdorim apo publikim të gjuhës nxitëse ose fjalëve shpifëse, të cilat paraqesin çrregullime publike, urrejtje, dhunë dhe kërcënime.
Duke dashur të sjellim një mirëqenie dhe jetë të denjë për qytetarët e Pejës, ne assesi nuk duhet të bëjmë deklarata të rreme, me qëllim të keq, të përdorim gjuhë që është abuzive dhe fyese , si dhe deklarata që përmbajnë fjalë jo të duhura për një fushatë zgjedhore.
Duhet ta kemi të gjithë në mendje, se kësaj gare po i hyjmë me vullnetin për të treguar se Peja ka kandiduar njerëz që mbi të gjitha vlerësojnë parimet etike të politikës.
Dua ta vë në dukje të kaluarën e fushatave elektorale nëpër gjithë Kosovën, e cila tash e sa kohë ka ndje nevojën për një ndryshim dhe reformë etike për zgjedhje të lira, të drejta, paqësore dhe shmangien e mosmarrëveshjeve politike.
Ne duhet të pajtohemi dhe pranojmë:
a). Një kod të sjelljes për aktivitetet e fushatës, që nënkupton të gjitha aktivitetet e ndërmarra në përpari të fushatës në përgjithësi, duhet t’i respektojmë dhe të kontribuojmë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta;
b). Të pajtohemi me kodin e mirësjelljes, gjë që na duhet të ndërmarrim të gjitha hapat e arsyeshëm për të siguruar respektimin e plotë;
c). Përmbushja / ruajtja e kushteve të favorshme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, brenda një fryme tolerante demokratike, në të cilën aktivitetet politike mund të zhvillohen pa frikë ose hakmarrje.
Politika, është për të gjithë ata njerëz, që tjetrin e shohin të barabartë para vetës. Ne duhet të jemi prej tyre. Ngase duhet të jemi shpresë për Pejën, shpresë kjo që do të vij përmes forcës së përbashkët me qytetarë për ndryshimin e Pejës që do të ndodh me 22 tetor.
Konkurrentët e mi, uroj që kjo fushatë të na shkoj mbarë. Lutëm që qëllimet tona t’i përdorim në të mirë të qytetit tonë.
Në çdo garë, ka fitues dhe humbës, por bota kurrë nuk përfundon me zgjedhje.
Faleminderit!
*Autorja e shkrimit është kandidate për kryetare në Pejë, nga partia politike PDK.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...


































