Lifestyle

Gabimi më i madh që e bëni kur shkruani CV-në tuaj

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 21 September 2017

CV (Curriculum Vitae) shërben si prezantim për një punëdhënës potencial, prandaj është e kuptueshme se të gjithë përpiqemi të mos gabojmë kur shkruajmë CV-në tonë.

Kur shkruani CV, ju dëshironi ta ‘shitni’ versionin më të mirë të vetës tuaj – pra t’i maksimizoni mundësitë për t’u punësuar, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse e gjeni veten duke i ekzagjeruar aftësitë apo eksperiencat tuaja, mirë është ta ndalni atë mendim.

-Advertisement-

Një anketim me 460 menaxherë punëdhënës në Australi ka zbuluar se 68 për qind prej tyre e kishin eliminuar një kandidat nga gara për t’u punësuar pasi kishin zbuluar “informacione të ekzagjeruara apo të pasinqerta” në CV-në e tyre.

Ndërsa 60 për qind e punëdhënësve kanë raportuar se i kanë zënë kandidatët duke ekzagjeruar apo gënjyer për punët e tyre të kaluara.

Rreth 47 për qind e menaxherëve gjithashtu kanë thënë se kandidatët kanë qenë të pasinqertë rreth aftësive teknike dhe e njëjta shifër ka gënjyer për edukimin apo kualifikimet e tyre.

Pra, nga kjo mund të arrijmë në përfundim se transparenca dhe sinqeriteti gjatë aplikimit dhe intervistës për një vend punë janë kritike për kandidatët të cilët dëshirojnë të punësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera