Sport

Kane paralajmëron Dortmundin e Realin

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 12 September 2017

Kane nuk ua ka frikën Realit e Dortmundit.

Harry Kane mendon se Tottenhami nuk është inferior ndaj Real Madridit dhe Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe u ka dërguar sinjale se do të luftojnë shumë për të kaluar fazën e grupeve.

Ekipi i Mauricio Pochettinos do të përballet me Real Madridin, Borussia Dortmundin dhe APOEL-in në Grupin H të Champions League, por Kane ka mirëpritur përballjet me to, ku pritet të bëhet një luftë e ashpër për dy pozitat e para.

“Janë ndeshje 50-50. Nëse jeni në Ligën e Kampionëve e dëshironi përballjen me ekipet më të mira. Jemi në fazën e grupeve. Duhet të luani me to sido që të jetë”, ka thënë Kane para ndeshjes me Dortmundin.

-Advertisement-

“Nëse kalojmë grupin nuk do të kemi arsye që të mos shkojmë edhe më tutje në këtë garë. Kemi ekip të mirë dhe dimë stilin e lojës dhe mënyrën si dëshirojmë të luajmë. Këtu kemi filozofi dhe krejt çka duhet është që të jemi grup i fortë sesa individual”, shtoi sulmuesi anglez.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera