Nis eksodi masiv në Florida, po vjen uragani ‘Irma’ (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 09 Shtator 2017
Nga të dyja anët e gadishullit banorët po përgatiten për skenarin më të rrezikshëm. 5,6 milionë banorëve në zonat e evakuimit i është drejtuar thirrja e alarmit. Shumë largohen, autostradat janë bllokuar, benzina mungon.
‘Koha po ikën. Nëse ndodheni në një zonë evakuiimi, duhet të largoheni. Kjo është një stuhi katastrofale, si nuk është parë kurrë më parë”, paralajmëroi guvernatori i Floridas, Rick Scott. “Irma” është tani më e madhe se Flordia. Epiqendra e uraganit u kategorizua sërish në shkallën maksimale të rrezikut, 5. Sipas prognozave kjo stuhi pritet të godasë të dielën në mëngjes me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë.

Dallgë tre metra të larta
Për të gjithë bregun jugor të Floridas, nga Atlantiku deri në Gjirin e Meksikës është dhënë alarmi i rrezikut për dallgë deri në tre metra të larta. Të premtën uragani kishte madhësinë e Teksasit, thanë meteorologët. Qindra mijëra vetë po përpiqen të largohen nga zona e rrezikut. Në autostrada bllokimi i trafikut kap disa kilometra. Në shumë vende ka mungesë karburanti. 5,6 milionë vetë jetojnë në zonat e evakuimit, sipas autoriteteve.
Vetëm në Miami, iu është kërkuar 650.000 banorëve të largohen. Kryebashkiaku i metropolit të njohur bëri fjalë për evakuimin më të madh në historinë e këtij rajoni. Ata që nuk largohen po gozhdojnë hyrjet me dërrasa dhe vendosin thasë rëre kundër përmbytjeve të mundshme.

Stuhi me potencial të lartë shkatërrimi
Presidenti amerikan, Donald Trump apeloi tek popullata e zonave të prekura të jenë të vigjilentë dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve. „Kjo është një stuhi me një potencial historik absolutisht shkatërrues”, deklaroi ai. Si pasojë priten përmbytje deri në brigjet e Georgias dhe Karolinës së Veriut.
Ushtria amerikane ka mobilizuar mijëra ushtarë. 14.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në gjendje alarmi. Me një shpejtësi ere 260 kilometra në orë, stuhia „Irma goditi të premten arkipelagun Camaguey në Kuba. Televizioni shtetëror tregoi pamje të shkatërrimit dhe përmbytjeve, por ende nuk dihen qartë përmasat e katastrofës. Miliona vetë, shumë turistë ishin evakuuar më parë./Deutsche Welle
















T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























