Rrënimi i shkollës së Artit në Pejë, paralajmërohet protestë derisa kryetari hesht (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 09 Shtator 2017
Buldozerët e autorizuar nga Komuna e Pejës, kanë rrafshuar njërën prej ndërtesave më të vjetra të qytetit të Pejës. Objekti gati 100 vjet i vjetër i shkollës së parë të mesme të arteve aplikative në Kosovë nuk është më.
Reagimet dhe paralajmërimet kanë qenë në masë nga ana e subjekteve opozitare në Pejë, komunitetit artistik dhe shoqërisë civile në këtë qytet.
Zërat kundërshtues nuk i kanë lënë përshtypje kryetarit, Gamend Muhuaxheri. Eskavatorët kanë bërë detyrën.
Me indinjatë kanë reaguar subjektet politike në Pejë, AAK, ‘Alternativa’ dhe ‘Vetëvendosje’.
“Edhe një hap drejt shpërfytyrimit total të Pejës! Pothuajse nuk ka asgjë sot në Pejë që ma kujton qytetin e femërisë time.”, ka shkruar profesori i njohur i muzikës në këtë qytet Luan Sapunxhiu.

Edhe daullisti famoz nga Peja me përmasa ndërkombëtare Besim Gashi – Babuka, ka qenë artisti i radhës që ka reaguar ndaj rrënimit objektit të shkollës së artit ‘Odhise Paskali” në Pejë nga ana e pushtetit aktual të komunës.
“Ky veprim nuk arsyetohet me asgjë.”,ka shkruar mes tjerash Babuka në reagim.
Veton Mujaj, drejtor ekzekutiv i shoqatës joqeveritare “Syri i Vizionit” ka kërkuar që për këtë shkatërrim të jepet llogari.
“Rrënohet pa asnjë konsultim dhe pa fije turpi objekti i shkollës së mesme “Odhise Paska’i” në Pejë. Tashmë objekti është rrënuar por njerëzit që bënë këtë do të duhej vërtet të përgjigjeshin për këtë veprim të poshtër”, thotë Mujaj.
Si shoqëri civile ka reaguar nga Prishtina edhe Flaka Surroi – menaxherja e grupit ‘Koha’.
“Historia nuk nis bre me ju që keni bagera e prishni krejt çka nuk ju duket kiç. Marre, marre — e mirë, e keqe, prej asaj historie duhet të mësojmë.”0shkruan Surroi
Edhe subjektet politike të Pejës, kanë qenë të ashpra në reagimet e tyre.
Fatmir Gashi kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga AAK, partia më të madhe opozitare në këtë komunë, kishte pasur dy reagime para se eskavatorët të niseshin për veprim.
Gashi i AAK-së ka kërkuar unitet politik e qytetarë në protestë kundërshtuese ndaj veprimeve të tilla që po ndodhin.
“Në këtë realitet të hidhur ne na ka mbetur vetëm një mundësi – ajo e PROTESTËS GJITHË-QYTETARE. Nga ky moment, për këtë çështje, unë dhe AAK në Pejë ulim flamujt partiak dhe ftojmë qytetarët pa dallim, komunitetin artistik, shoqërinë civile, subjektet politike të Pejës që të organizohemi për PROTESTË GJITHË-QYTETARE, kundër këtij akti të shëmtuar”, ka thënë kreu i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi.
Gashi ka shkuar edhe më tej duke kërkuar mbështetjen e medias për këto raste, që sipas tij janë të shpeshta në Pejë, e për të cilat rivali I tij politik Muhaxheri po bënë presion dhe shantazh edhe ndaj medias.
“Inkurajojë edhe mediat lokale dhe qendrore, që përkundër presioneve dhe shantazheve që ne e dijmë se po u bëhen nga ana e Gazmend Muhaxherit dhe klikës së tij, të marrin guximin dhe të pasqyrojnë këtë realitet të hidhur. Për mua dhe AAK-në mbetet e pakuptimtë qetësia absolute e mediave tona në raport me këtë problematikë serioze, derisa dhjetëra reagime publike kemi nga vet qytetarët e guximshëm. Jam i bindur se po të ekzistonte sensibilizimi me kohë i kësaj çështjeje nga ana e medias, gjërat do të shkonin ndryshe.”- thotë Fatmir Gashi.
Ashpër ka reaguar edhe Lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Pejë.
“Gazmend Muhaxheri me rrëzimin e objektit të Shkollës Artit, e ki lënduar Pejën. Ja ki humbur një pjesë të trashëgimisë. Ky akt, nuk është akti yt i parë që po e lëndon Pejën, por jam i bindur që do të jetë një ndër të fundit.” – ka thënë kandidati I Vetëvendosjes për kryetar të Pejës, Bashkim Nurboja.
Reagimet kanë pasuar edhe nga Alternativa e Pejës. “Alternativa në Pejë shpreson dhe dëshiron të beson se rrënimi dhe asgjasimi i ndërtesës së Shkollës së parë dhe të vetme të shkollës së mesme të Artit në trojet shqiptare nga pushteti aktual i Pejës me arsyetimin dhe mburrjen bizare se aty do të ndërtohet një objekt i ri është më tepër se irrituese, nençmuese e më shumë se provokuese për shoqërinë pejane…Me ketë mendësi barbare të këtij pushteti duhet edhe p.sh. Shkolla e parë shqipe në Korçë rrenuar e në vend të saj të ndërtohet një shkollë e re…! Apo shkolla e parë shqipe në Pejë (Shkolla e Vogël e Haxhi Zekës).”-ka reguar kandidati i Alternativës për kryetar, Reshat Nurboja.
Të gjithë këtyre zërave kundërshtues ndaj rrënimit të objektit 100 vjeçar të shkollës së mesme të artit “Odhise Paskali” në Pejë, kryetari aktual i komunës Gazmend Muhaxheri ka vendosur tju përgjigjet nëpërmjet shefit të kabinetit të tij. Është Durim Sheremeti ai që ka shkuar aq larg në përgjigjen e tij sa që fyen rëndë identitetin personal edhe familjarë të atyre që reagun kundër kësaj dukurie, duke i quajtur” nostalgjik të ish-sistemit”.
“Njerëz te frustruar e plote nostalgji për Ish-Sistemin lomotasin neper FB.”- u është përgjigjur Sheremeti.


T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































