Një vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta mesazh Papa Françeskut
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 04 Shtator 2017
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Atit të Shenjtë, Papa Françeskut me rastin e 1-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Shenjtëria Juaj,
Me rastin e njëvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’Ju shpreh mirënjohjen e sinqertë, në emër të popullit shqiptar, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit tonë.
Duke përfituar nga rasti, më lejoni të riktheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë që u keni kushtuar dhe vazhdoni të tregoni për marrëdhëniet historike e tradicionale si dhe lidhjet e rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shpallja e Nënë Terezës nga ana Juaj si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar, duke ilustruar më së miri vëmendjen dhe lidhjen tuaj të veçantë me vendin e shqiponjave.
Ju siguroj Ati i Shenjtë se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
Sinqerisht,
Ilir META”

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































