Lajme

Dy kosovarë ndeshen me automjete në Zvicër, lëndohet rëndë vajza 8 vjeçe

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 03 September 2017

Një veturë ishte ndalur në shiritin ndihmës të autostradës kur një veturë tjetër që po vinte, e kishte goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch. Ajo që po qëndronte në shiritin ndihmës të autostradës pak para orës 16.30, ishte jë kosovare e moshës 26 vjeçare.

Së bashku me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, transmeton albinfo.ch. Një makinë që po shkonte në drejtim të Brugut është përplasur me tërë fuqinë në makinën që ishte ndalur aty. Atë e ngiste një 31 vjeçar, po ashtu kosovar.

Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa vajza 8 vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.

-Advertisement-

Dëmet e shkaktuara materiale vlerësohen në disa mijëra franga

Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera